Dy javë më parë, penalltia e dhënë nga Enea Jorgji në minutën e fundit të ndeshjes Luftëtari – Flamurtari, në favor të vlonjatëve, prodhoi rrëmujë dhe polemika.
Prej atij takimi Jorgji nuk ka drejtuar ndërkohë që në fundjavë ai ka qenë në Luksemburg për të drejtuar një ndeshje të kampionatit vendas. Burime për newsport.al bëjnë të ditur se Jorgji i ka shpëtuar fushatës së dënimeve në masë për gjyqtarët.
Analiza me pamje filmike e realizuar nga Komisioni Teknik i Gjykimit në FSHF, i ka dhënë të drejtë arbritrit nga Elbasani për 11-metërshin e dhënë.
Faulli i shkaktuar në limitet e zonës ka rezultuar të ketë qenë brënda saj, analizë e cila shpëton Jorgjin nga masat disiplinore dhe pritet ta rikthej sërish në fushë për të gjykuar.