Gjatë orëve të fundit kanë qarkulluar zëra për një largim të mundshëm të mesfushorit me tipare sulmuese Realdo Fili nga Partizani për te Skënderbeu. Por, është vet futbollisti që i del situatës në krye, duke reaguar në faqen e tij në “facebook”. Fili tregon të vërtetat mbi Partizanin, ndërsa thotë se do të respektojë kontratën me të kuqtë, duke hedhur poshtë gjithçka rreth zërave se do të kalojë te Skënderbeu.
“Përshëndetje. Dëshiroj të reagoj dhe të përgënjeshtroj edhe njëherë të gjitha lajmet e gazetave dhe portaleve të lidhura me një transferim të mundshëm timin në një ekip tjetër. Unë jam lojtar i Partizanit dhe do të respektoj kontratën të cilën e kam firmosur në shkurt të këtij viti. Dëshira ime personale është të lë gjurmë në këtë klub dhe të luftoj për qëllime madhore. Jam i lumtur dhe mirënjohës për mundësinë që më është dhënë dhe do të luftoj për të ndihmuar ekipin në objektivat që ka. Realdo Fili”, shprehet fieraku në “facebook”.