Pas goditjes me grusht, të Raçiçit, në ndeshjen Kuftëtari-Kamza dhe sherrit në dhomën e zhveshjes me shokët e ekipit, ka reaguar për herë të par, portieri i gjirokastritëve, Festim Miraka. Lojtari nëpërmjet një statusi në Facebook, ka kërkuar falje për ngjarjen.
”Duke marë shkas nga kjo që po flasin shumë lart e poshtë, sikur unë paskam bërë vrasje.
Unë e di shumë mirë që kam bërë gabim të pafalshëm, por kjo ishte momentale është hera e parë në karrierë, që më ndodh kjo gjë s’duhet të ndodhte por tani s’kthehet më mbrapa. Unë e di sesa e vuaj këtë gjë. U ka ndodhur shumë lojtarëve, është thjesht nerv momenti. I ndodhi Etrit Berishes me Izraelin.
Të gjithë njerëz jemi, gabojmë. E rëndësishme është mos të jenë me dashje. Por Festim Miraken po e pushkatojnë nga i pari deri te i fundit, në këtë vend jetojmë dhe në këtë futboll, që për një gabim njerzor të bëjnë sikur unë nuk jam askush.
Por të gjithë ata që e njohin Festim Miraken e dinë shumë mirë kush jam unë.
Kam derdhur gjak për këtë Luftëtar dhe është super mosmirnjohje që të më hedhin poshtë. Për një gabim momental që mund t’i ndodhi çdokujt dhe në fund për gabimin që bëra, i kerkoj falje gjith dashamirësve të Luftëtarit, shokëve të ekipit, ata që e duan vërtet këtë ekip dhe jo atyre që për nje gabim njerzor të hedhin poshtë, gjithsesi s’ka problem shumë faleminderit, sepse vet jeta është kështu, të mirat harrohen shumë shpejt, kurse me një të keqe të hedhin direkt ne rrugë …”
Pas veprimit që bëri, Miraka u përjashtua nga ekipi i Luftëtarit me afat të papërcaktuar.