Çështja e stadiumit “Selman Stermasi” vijon të jetë një temë e nxehtë në kryeqytet. Tifozët e Tiranës nuk e pranojnë Partizanin në shtëpinë e tyre ndërsa të kuqtë e presin me padurim të dielën për të mbështetur masivisht skuadrën përballë Vllaznisë.
Vetëm pak minuta më parë, në faqen zyrtare në Instagram, Partizani ka postuar një foto të Ekubanit për ta shoqëruar me një koment provokues për bardheblutë.
“3 ditë të ngelura deri në ndeshjen e parë në shtëpi për vitin 2017”, shkruhet në postimin e bërë nga drejtuesit e kuq në faqen zyrtare.
Postimi i Partizanit në Instagram