Flamurtari do të luajë të shtunën në transfertë kundër Korabit, në kuadër të javës së fundit të Superiores. Dibranët nuk kanë çfarë të humbin, pasi tashmë kanë siguruar rënien nga kategoria. Ndërsa vlonjatëve u duhet patjetër fitorja për të siguruar matematikisht qëndrimin mes më të mirëve. Por përpos tensionit të rezultatit, tashmë skuadra e Shpëtim Duros duhet të vuajë edhe mungesën e njërit prej lojtarëve më të mirë të ekipit, siç është Donjet Shkodra.
Burime të sigurta pranë futbollistit bëjnë me dije për newsport.al që ai nuk do të jetë në fushë kundë dibranëve. Shkak është bërë një dëmtim që ka pësuar në kavilje gjatë një seance stërvitore dhe në këtë mënyrë është i detyruar ta shohë ndeshjen nga tribuna. Ky takim është vendosur të luhet të shtunën në orën 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”.