Trajneri i Gjilanit, Arbnor Morina ka pësuar një aksident automobilistik ditën e sotme. Mësohet se aksidenti ka qenë pa pasoja në njerëz, por vetëm në dëme materiale. Sipas asaj që raporton “Express” kjo përplasje me makinë ka ndodhur në kryqëzim afër “Mezës së Studentëve” në Prishtinë.