Është mbyllur me rezultatin 1-1 ndeshja ndërmjet Elbasanit dhe Sopotit, e vlefshme për javën e gjashtë të Kategorisë së Parë. Ata që kaluan në avantazh të parët, ishin miqtë me Mumajesin, i cili arriti të shënonte në minutën e 21-të. Ndërsa në minutën e 39-të Luda barazoi rezultatin. Kështu u mbyll ky takim ndërmjet këtyre dy ekipeve të cilët ndanë nga 1 pikë.
Elbasani me ndeshjen e sotme renditet në vendin e parafundit me 6 pikë, ndërsa Sopotit ndodhet në vendin e fundit me 3 pikë.