Vllaznia arrin një fitore shumë të rëndësishme përballë Tiranës në kryeqytet në sfidën e javës së 27-të të Superligës.
Shkodranët arritën të mposhtnin bardheblutë me rezultatin 2-1 dhe tashmë misioni mbijetesë mund të quhet i përmbushur për të besuarit e trajnerit Cungu.
Goli i parë për Vllazninë u shënua nga Gocaj me penallti në minutën e 52-të, ndërsa Cise barazoi përkohësisht për Tiranën në minutën e 79-të.
Por goli i fitores për Vllazninë erdhi 3 minuta pas barazimit të bardhebluve, këtë herë me Gurishtën që shënoi me kokë në minutën e 82-të.
FT/ Tirana-Vllaznia 1-2
Shënues: Shënues: Cise 79′ /Gocaj 52′ (11-m), Gurishta 82′