Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Laçi-Partizani me rezultatin 0-0.
Një pjesë e parë mjaft e mirë për të kuqtë e trajnerit Sulejman Starova. Partizani ka sulmuar nga të dy krahët, por kurbinasit kanë arritur të ndalin Ekuban duke markuar mjaft mirë në zonë.
Një pjesë e parë që ka folur për të kuqtë të cilët kanë kërkuar golin në çdo aksion.
Ndërkohë që edhe Cektovic ka lëshuar një “predhë”, por që ishte mbi kuadratin e portës të mbrojtur nga Selmani.
Skuadrat janë nisur tashmë drejt dhomave të zhveshjes për pushimin e zakonshëm.