Është zyrtare, ndeshja mes Skënderbeut dhe Tiranës do të luhet me praninë e tifozëve në shkallët e stadiumit. Pas Partizanit që ka paguar 10 milionë lekë (të vjetra) për dy ndeshje, tani i vjen rradha Skënderbeut për të paguar 5 milionë, të paktën për ndeshjen e parë.
Dënimet që u morën në fazën e pare të kampionatit, tani do të konvertohen përfundimisht me gjobë dhe në këtë mënyrë kampionët do të kenë mundësi të rihapin dyert e stadiumit për ndeshjen e të mërkurën në orën 17:00 me Tiranën.
Skënderbeu do të konvertoj me gjobë dy ndeshjet e mbetura nga dënimi i dhënë nga Disiplina e kështu situata do të normalizohet.