Kombëtarja e Shqipërisë ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e fundit kundër Maltës me rezultatin 2-3. Pasi mundën Anglinë duke u kualifikuar për më tej, kuqezinjtë sot kanë arritur të triumfojnë sërish. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije:
” FUTSAL/ MALTA vs ALBANIA 2:3
Kombetarja e futsalit fiton edhe ndeshjen e fundit ne grup me Malten 2:3 dhe e mbyll keshtu me 9 pike te plota grupin e saj me 3 fitore. Ajo ishte kualifikuar me pare, teksa kishte mundur Bullgarine, dhe me pas Angline”, shkruhej në njoftimin e FSHF-së.