Afrim Taku është rikthyer sot në skuadër duke i dhënë fund pezullimit 10 ditor. Klubi bardheblu ka postuar pak minuta më parë lajmin për rikthimin e tij dhe të kapitenit Erando Karabeci. Dy muaj pas dëmtimit horror në kabinën e dushit, mesfushori ka lënë pas çarjen në kofshë dhe tani është gati.
Sot ai është bashkuar me skuadrën në stërvitje dhe pritet të jetë i gatshëm që në ndeshjen e rradhës që Tirana do të luaj në kampionat përballë Vllaznisë.