Partizani do të luajë këtë fundjavë në kryeqytet kundër Vllaznisë. Të kuqtë kanë arritur akordin me klubin bardheblu për t’i luajtur ndeshjet si pritës në “Selman Stërmasi”. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook janë bërë me dije çmimet e biletave me sektorët përkatës.
” NFORMACION per ÇMIMET E BILETAVE
FK PARTIZANI – KF VLLAZNIA
Klubi ju bën me dije çmimet e biletave për takimin FK PARTIZANI – KF VLLAZNIA
Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:
Biletat në Tribunat A dhe B do të kushtojnë 700 Lek
Biletat në Tribunat C,D,E,F,G, dhe H do të kushtojnë 200 Lek
Tifozeria mike nga Shkodra do të ketë në dispozicion Tribunën H1, H2
Për Femrat hyrja në Tribunat C, D, E, F, G do të jetë falas.
Biletat do të mund ti siguroni duke filluar nga dita e Shtunë nga ora 9:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Të gjithë në stadium për të festuar dhe mbështetur së bashku ekipin në fushë”, shkruhet në faqen zyrtare të Partizanit në facebook.