Nikola Durdiç nuk do t’i bashkohet Partizanit. Burime për newsport.al bëjnë me dije që sulmuesi serb i ka thënë “Jo” të kuqve, pasi nuk dëshiron të provojë një aventurë në Superiore. Ai është pjesë e Partizanit të Beogradit dhe siç duket ai ka vendosur të qëndrojë në kampionatin serb.
Megjithëse nuk është aktivizuar për asnjë minutë në muajin nëntor dhe dhjetor, Durdiç nuk ka preferuar të zgjedhë skuadrën e drejtuar nga Starova, por të qëndrojë te Partizani i Beogradit.