Partizani do të luajë kundër skuadrës Botev Plovdiv në Europa League. Të kuqtë nën drejtimin e trajnerit Sulejman Starova do të tentojnë të kalojnë këtë tur të parë. Menjëherë pas hedhjes së shortit, klubi i Partizanit ka zyrtarizuar axhendën e kësaj përballje. Sipas 15-herë kampionëve të Shqipërisë, ndeshja e parë do të zhvillohet në datën 29 qershor në stadiumin “Selman Stërmasi” në kryeqytet, ndërsa sfida e kthimit pas një jave në Bullgari.
” Shorti i hedhur sot në Nion në Zvicër ka rezvervuar për të kuqtë si kundërshtar të raundit të parë eleminator të Europa League, bullgarët e Botev Plovdiv. Plovdiv e ka mbyllur kampionatin në vendin e 7-të të klasifikimit, por ka siguruar pjesmarrjen në Evropë si fituese e Kupës së Bullgarisë. Takimi i parë do të luhet në Tiranë në 29 Qershor në stadiumin “Selman Stërmasi” , ndërsa ndeshja e kthimit në Bullgari do të luhet në datë 6 Korrik”, shkruhej në njoftimin e klubit të kuq.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.