Klubi i Partizanit ka kërkuar që në sfidën kundër Kukësit, e cila do të luhet fundjavën e ardhshme, të caktohen gjyqtarë të huaj.
Por, kundër kësaj kërkesë ka dalë klubi i Kukësit. Drejtuesit e klubit verilindor kanë reaguar në FSHF duke deklaruar se kjo kërkesë është e pabazë dhe nuk duhen caktuar gjyqtarë të huaj për sfidën ndaj të kuqve.
Argumenti që kanë përdorur drejtuesit e klubit të Kukësit ka qenë ai se, gjyqtarë të huaj janë caktuar vetëm në ndeshje finale të kampionatit apo në ato të Kupës së Shqipërisë.