Para disa çastesh Komisioni i Disiplinës zbardhi vendimet për çështje të ndryshme në kampionatin shqiptar. Megjithatë ajo që ra në sy ishte mungesa e vendimit për derbin e kryeyqytetit, ku Partizani ka depozituar kërkesën pranë këtij organi për të marrë 3 pikët në tavolinë, me pretendimin që klubi i Tiranës nuk i kishte marrë masat siç duhet si skuadër pritëse.
Të gjithë prisnin që sot të mësohej nëse të kuqtë do të merrnin 3 pikët në tavolinë, apo do të lihej në fuqi barazimi 0-0, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Një vendim për sfidën e 1 dhjetorit pritet në ditët në vijim, ku do të mësohet se si do të vendosë Komisioni i Disiplinës për rezultatin e atij derbi.