Vetëm pak minuta para ndeshjes me Vllazninë, Kushtrim Lushtaku i projektuar si titullar nuk ka mundur të jetë i gatshëm për ta nisur nga minuta e parë. Lajmin për pamundësinë e tij e ka publikuar vetë faqja zyrtare e Kukësit që ka zbuluar edhe ndryshimet që do të pasohen në formacion. Trajnerit Gjoka i janë prishur llogaritë dhe ka menduar menjëherë të bëj gati brazilianin Karioka që do ta nisë nga minuta e parë në “Loro Boriçi” përballë Vllaznisë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.