Futbolli shqiptar nuk ndal aktivitetin e vet as në këtë fundjavë. Sot luhen ndeshjet e Kategorisë së Parë ku spikat në veçanti takimi në grupin B të kësaj kategorie mes Tiranës dhe Apolonisë.
Pikërisht ky takim do ofrohet falas për të gjithë sportdashësit nga RTSH. Edhe njëherë RTSH ofron një takim falas për të gjithë sportdashësit të cilët nuk kanë mundësi të shkojnë në stadium dhe mund ta ndjekin ndeshjet nga shtëpitë e tyre.