Sot, Kamza do të luajë përballë Besëlidhjes, ndeshje e vlefshme për javën e fundit të Kategorisë së Parë. Ky takim do të transmetohet drejtpërdrejt në orën 14:00 në valët e Radio Televizionit Shqiptar. Lajmi është bërë i ditur nga RTSH-ja, përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook.
Kujtojmë që kjo supersfidë do të jetë vendimtare për sa i përket skuadrës që do të ngjitet në Superiore, pasi të dyja gjenden në krye të tabelës së klasifikimit me pikë të barabarta.