Lajmi i fundit/ Një përforcim i bujshëm, Teuta merr sulmuesin e Atalantës
Teuta bën afrimin e radhës në këtë merkato vere. Bëhet fjalë për sulmuesin me origjinë nga Mozambiku, Faisal Bangal, i cili ka qenë pjesë e skuadrës së Atalantës B në Itali.
21-vjeçari shihet si një përforcim me vlerë në radhët e “djemve të detit”, ndërsa marrëveshja tashmë është zyrtare dhe lojtari në fjalë do t’i bashkohet shumë shpejt skuadrës.
Ai do të vendoset në urdhrat e trajnerit Begeja për të nisur menjëherë ambientimin me skuadrën e tij të re.