Dje, Tirana nisi zyrtarisht përgatitjet për Kupat e Europës. Nën drejtimin e Egbo-së dhe Gvozdenoviç bardheblutë zhvilluan seancën e parë stërvitore në stadiumin “Selman Stërmasi”. Grupi i futbollistëve nuk ishte i plotë, pasi mungonin futbollistët afrikanë, por edhe Afrim Taku që ndodhet në Amerikë.
Sot, newsport.al ka mësuar se në kampin bardheblu priten të mbërrisin deri në fund të javës katër futbollistët afrikanë. Presidenca, së bashku me stafin teknik ka vendosur që për sezonin e ri të jenë pjesë e 24-herë kampionëve të Shqipërisë Merveille, Ede, Reuben dhe Moise. Ndërkohë që dy lojtarët e tjerë me shumë gjasë e kanë mbyllur aventurën me bardheblutë.