FSHF bën me dije që ka nisur edhe shitja e biletave per ndeshjen Eliminatore të Botërorit “Rusi 2018”, që do të zhvilohet më 24 mars në Palermo, mes Italisë dhe Shqipërisë.
Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin “Renzo Barbera”, në Palermo. Në dispozicion të tifozëve shqiptarë janë biletat tek sektori i tifozëve miq dhe çmimi i tyre është 12 euro.
Në lajmërimin e publikuar pak minuta më parë në faqen zyrtare të Federatës në internet njoftohet se të gjithë sportdashësit dhe personat e interesuar të drejtohen pranë FSHF dhe të jenë të pajisur me kartat e identitetit në mënyrë që të kenë mundësi për t’u pajisur me biletën e ndeshjes.