Lojtarët kosovarë që luajnë në kombëtare të ndryshme janë të shumtë, madje cilësohen si yje atje ku ndodhen. Megjithatë, ende nuk janë dhënë përgjigjet nga shumë të tjerë, të cilët Kosova i pret që t’i bashkohen.
Një prej tyre është edhe Valon Behrami, i cili nuk e ka përcaktuar të ardhmen, por ai qartëson zërat në një deklaratë të bërë në rrjetet sociale. “Fatkeqësisht, kam lexuar shumë lajme false rreth së ardhmes sime me ekipin kombëtar. Shumë shpejt do ta bëjë këtë të qartë”.