Elseid Hysaj mund të jetë mungesa e madhe e Napolit për ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League kundër Real Madrid.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi shkodran është dëmtuar dje në kyçin e këmbës së djathtë gjatë sfidës së kontrollit brenda grupit duke lënë stërvitjen i mërzitur tej mase.
Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit për Hysajn dhe nëse do të rikuperohet në kohë apo jo për ndeshjen kundër Realit.
Nëse nuk do të ishte në fushë për sfidën e së mërkurës, Napoli do të humbiste shumë nga kjo mungesë, ashtu si edhe Hysaj sigurisht që do të humbte mundësinë për të t’u përballur kundër gjigantëve spanjollë në “Santiago Bernabeu”.