Në kuadër të javës së gjashtë të Kategorisë së Parë ndeshen mes tyre Naftëtari dhe Iliria. Ndeshja që po zhvillohet në qytetin e Kuçovës ka parë si fitues deri në këto momente kuçovarët me rezultatin 1-0 falë një goli të Alkanjarit.
Ekipi i Naftëtarit nuk ka marrë asnjë fitore deri në këto javë të kampionatit. Duket se kjo ndeshje do rikthejë ekipin bardhezi te fitorja dhe rezultatet pozitive.