Gjergji Muzaka është objektivi i rradhës për orët e fundit të merkatos në Shkodër. Burime për newsport.al bëjnë të ditur se ish-mesfushori i Tiranës është dëshirë e madhe e Armando Cungut. Pas Elis Bakaj tekniku dëshiron një tjetër lëvizje të bujshme për pjesën e dyë të sezonit. Tratativat mësohet të kenë nisur dhe zyrtarizimi duket të jetë shumë pranë.
Me Muzakën në formacion, pritet që reparti i mesfushës të bëhet i pakalueshëm dhe të ndryshojnë objektivat e skuadrës. Priten zhvillime të tjera për këtë çështje në orët në vazhdim.