Pas vendimit të dhënë nga gjykata, Leo Messi ka dhënë një deklaratë të shkurtër për të sqaruar pozicionin e tij lidhur me çështjen. “Unë isha i brengosur dhe i përqëndruar rreth futbollit. Nuk kam qenë në dijeni për gjërat tjera që kanë ndodhur”, është shfajësuar Messi duke mos dhënë më tepër shpjegime.
Leo Messi ka thënë se nuk ka qenë në dijeni për mashtrimin. Një gjykatë në Barcelonë ka dënuar me 21 muaj burg Leo Messin dhe babain e tij Jorge për evazion fiskal. Vendimi i dhënë nga gjykata duhet respektuar por babai Messit ka sqaruar se do t’i duhet të paguajnë 3.5 milionë euro për të shmangur burgun.