Duket se ka marrë fund telenovela e Kategorisë së Parë për sa i përket hedhjes së shortit për përcaktimin e kalendarit për sezonin e ri. Mësohet se ditën e nesërme në orën 11:00 në ambientet e FSHF-së do të hidhet shorti për sezonin e ri në Kategorinë e Parë.
Teksa ishte shtyrë për shumë ditë me radhë, më në fund FSHF-ja ka vendosur për Kategorinë e Parë, ku skuadrat do të mësojnë ditën e nesërme përballjet e tyre për edicionin e ri futbollistik.