Partizani kërkonte të afronte në skuadër Donjet Shkodrën në merkaton e janarit, por me sa duket të kuqtë nuk do të kenë mundësinë që të kenë shërbimet e mesfushorit. Sipas “Olle”, lojtari kosovar mund të kalojë te Skënderbeu, pasi kampionët e dëshirojnë me çdo kusht në radhët e tyre. Gazeta kosovare bën me dije që është e sigurt se Shkodra do të largohet në janar nga Flamurtari.
Megjithatë ditët në vazhdim do të qartësojnë situatën e tij, nëse do të qëndrojë në Superiore, apo do të largohet jashtë Shqipërisë siç ai dëshiron.