Është mbyllur pjesa e parë e miqësores mes Partizani dhe Fenerbahçes, ndeshje e vlefshme si miqësore në kuadër të përgatitjeve për fazën e 3-të të Superiores.
Ky takim ka startuar në orën 18:00 dhe pikërisht në minutën e 4-të ekipi i Fenerbahçes ka kaluar në avantazh me Ozan Tufan. Më pas ka ardhur dhe goli i dytë nga Fenerbahçe, goli i dytë është shënuar nga Fernandao në minutën e 7-të, duke çuar rezultatin në 2-0.
Të kuqtë janë munduar reagojnë, por duhet thënë që skuadra turke është e mirëpozicionuar në çdo repart të fushës.