Janë mbyllur pjesët e para të ndeshjeve, të vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Shumë gola të shënuar, por edhe rezultate befasuese. Teuta është mundur në shtëpi me rezultatin 1-0 në këtë fraksion, ndërkohë Vllaznia ka arritur të shënojë plot 3 gola në pjesën e parë kundër Kamzës.
Grupi A
Skënderbeu – Apolonia 1-0
Salihi 35′
Kukësi – Dinamo 0-0
Tirana – Luftëtari 1-0
Vucaj 11′
Laçi – Bylis 2-0
Musaj 12′, Musaj 20′
Grupi B
Partizani – Besëlidhja 1-0
Vila 45′
Teuta – Kastrioti 0-1
Lila 7′
Vllaznia – Kamza 3-0
Dyca 7′, Pepa 22′, Krymi 28′
Flamurtari – Tërbuni 2-0
Radoviç 18′, Dushku 28′