Tirana ka nisur seancën e radhës stërvitore të planifikuar nga stafi teknik në kuadër të përgatitjeve për transfertën e Kukësit, që do të luhet të shtunën në orën 14:00. Për t’u përshtatur me orarin e takimit, trajneri Josa e ka zhvendosur këtë seancë në orën 13:00. Burime për newsport.al, gjithashtu bëjnë me dije që tekniku kryeqytetas ka bërë një mbledhje me skuadrën, e cila ka zgjatur 20 minuta.
Josa i ka folur për rëndësinë që ka sfida me Kukësin, e cila do të jetë mjaft deçizive për sa i përket kryesimit të Superiores. Tekniku bardheblu i ka theksuar të tijve që në fushë duhet të hyjnë vetëm për fitore dhe i ka rikujtuar që loja në grup do t’i çojë te fitoret. Më pas lojtarët kanë nisur vrapime të lehta rreth fushës së Skënder Halilit, për të vijuar më pas me përgatitjen tekniko-taktike.
Kujtojmë që ndeshja Kukësi – Tirana është përcaktuar të luhet në orën 14:00 në stadiumin “Zeqir Ymeri”, përballje e vlefshme për javën e 12-të të Superiores. Diferenca mes tyre është vetëm 3 pikë, teksa Kukësi mban vendin e parë, ndërsa Tirana vendin e tretë.