Luftëtari ka arritur të fitojë kundër skuadrës së Tomorit me rezultatin 1-0. “Bluzinjtë” kanë bërë një paraqitje relativisht të kënaqshme, megjithatë duhet thënë që edhe beratasit ishin në nivelin e duhur duke i bërë ballë të besuarve të Fernandez deri në minutën e 75-të.
Të dy trajnerët bënë shumë zëvendësime për të parë gjendjen e lojtarëve që kanë në dispozicion para startit të kampionatit. Kujtojmë që Superioja nis në datë 9 shtator, ndërsa Kategoria e Parë një javë më pas.