Skuadra e Luftëtarit ka mbyllur seancën stërvitore të paradites. Në orën 9:00 ekipi i Luftëtarit ka filluar ushtrimet fizike në pistën e stadiumit dhe më pas ka nisur me ushtrimet në palestër. Ndërkohë që në orën 16:00 do të zhvillohen përgatitjet e radhës te fusha e vjetër.
Synimi i gjirokastritëve tashmë është i qartë, qëndrimi mes më të mirëve. Trajneri Milinkoviç po i jep ngarkesën e duhur lojtarëve me qëllim që të jenë sa më të përgatitur për sfidën me Skënderbeun.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.