Teksa nuk është mbyllur akoma faza e dytë e Superiores, në Gjirokastër, skuadra e Luftëtarit ka nisur të mendojë për merkaton e dimrit. Burime për newsport.al bëjnë me dije që drejtuesit e bluzinjve kanë hyrë në tratativa me Tiranën për të huazuar Majkëll Peçin. Talenti bardheblu ka lënë shije të mirë te trajneri Milinkoviç dhe gjasat janë që mesfushori 18-vjeçar të bëhet pjesë e Luftëtarit për gjysmën e dytë të sezonit.
Kujtojmë që Peçi u dënua dje nga Komisioni i Disiplinës me 5 ndeshje pezullim, për shkak të goditjes së kundërshtarit në një takim me Tiranën B, ndërsa sot mësohet se ai mund të bëhet pjesë e Luftëtarit.