Luftëtari po përgatitet për të nisur sezonin e ri si debutues në Kategorinë Superiore, ndërsa trajneri Milinkoviç është në kërkim të elementëve cilësorë me të cilët do të tentojë të arrijë objektivat e klubit.
Bluzinjtë mësohet se së fundmi kanë shfaqur interes për dy titullarët e Bylisit.
Skuadra gjirokastrite ka shfaqur pëlqim për Ardit Hoxhajn dhe Orgest Gavën.
Ditën e mërkurë, Bylisi dhe Luftëtari do të zhvillojnë një ndeshje miqësore mes tyre. Një mundësi kjo e cila do t’i japë shansin drejtuesve të klubit gjirokastrit për të biseduar me homologët e tyre mbi mundësinë e transferimit të kapitenit Hoxhaj dhe mesfushorit Gava.