Problemet financiare po shoqërojnë Flamurtarin në prag sezoni dhe pas largimit tëDanilo Alvesh, sot është regjistruar një tjetër largim. Mbrojtësi Roland Peqini mësohet të ketë mbyllur aventurën me Flamurtarin duke mos nënshkruar kontratën për të cilën kishte rënë dakort. Futbollisti nuk ka gjetur akordin financiar dhe është ndarë me drejtuesit e klubit vlonjat. Peqini u bashkua me Flamurtarin në staritin e përgatitjeve verore duke u konsideruar si një nga përforcimet më cilësorë për skuadrën e trajnerit Gugash Magani.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.