Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës dhe Sportit ,Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë inspektuar nisjen e punimeve tgë stadiumit të ri që do të ndërtohet.Sipas kryeministrisë ndeshjet e ardhshme eleminatore që Kombëtarja do të zhvillojë për Europianin e pas katër viteve do ti luajë në stadiumin e ri. Projekti parashikon që ndërtimi i stadiumit të përfundojë brenda 2 vjetësh.
Rama është shprehur se ndërtimi i këtij stadimi i ep fund akuzave që vijnë nga kafenetë dhe tregu i thashethemeve.Për kryeministrin ndërtimi i këtij stadiumi, nga më të bukurit në Europë do ti rikthejë qytetit vlera të jashtëzakonshme.
‘’Shikojmë me kënaqësi se ecuria e punimeve po ecën me ritëm të shpejtë,ashtu si filozofia e projektit që u paraqit nga Bashkia e Tiranës ky stadium do ti kthejë Tiranës vlera të jashtëzakonshme, ku në vend të grehinës së vjetër do të jetë një stadium nga më të bukurit e Europës. Unë jam krenar që ky projekt vjen në një kohë që Kombëtarja Shqiptare po na jep një shembull sesi suksesi në sport dhe futboll mund të kountribojë në imazhin e vendit’’, ka mbyllur fjalën kryeministri.
‘’Arena Kombëtare’’ do të ketë një kapacitet prej 22 500 vendesh.
Ndërkohë që Veliaj ka thënë që brenda javës do të përfundojë proçesi i çmontimeve. Ai gjithashtu është shprehur se beson se punimet do të përfundojnë edhe më herët nga sa është parashikuar duke i mundësuar sa më shpejt Kombëtares të luajë në një impiant modern.
Ballina e stadiumit ekzistues është vendosur të ruhet duke e shpallur atë monument kulture. Ministrja Kumbaro shprehet se synohen të ruhen vlerat ekzistuese por edhe duke e bërë atë funksionale për tifozët.