Ukraina ka fituar pa shumë probleme ndaj Kosovës dhe me rezultat të pastër. Goli i shënuar nga Kravets në pjesën e parë është përforcuar nga Yarmolenko dhe Rotan në fundin e pjesës së dytë, ku shifrat përfundimtare të takimit janë 3-0.
Në minutën e 75 Kosova ka pretenduar për prekje të topit me dorë brenda zonës, ndërsa penalltia nuk është dhënë nga gjyqtari Blom. Tre minuta më vonë ishte Besart Berisha që goditi traun e portës, ndërsa fati nuk ka qenë me Kosovën në këtë ndeshje.
Kështu, pas dy takimeve të tetorit, përfaqësuesja kosovare vazhdon të mbetet në kuotën e një pikëve, ndërsa Ukraina e Shevchenkos tregon rritje nga ndeshja në ndeshje duke marrë pikët për të marrë vendin e dytë në grup me 5 pikë.
Ukrainë – Kosovë 3-0
Shënues: Kravets 31′, Yarmolenko 81′, Rotan 87′
Ukraina: Pyatov, Butko, Konoplayanka, Kovalenko, Kravets (Zozulia 84′), Kucher, Ordets, Sobol, Stepanenko, Yarmolenko, Zinchenko (Rotan 63′). Traner: Andriy Shevchenko
Kosova: Ujkani, V.Berisha, Kryeziu, Meha (B.Berisha 54′), Muriqi, Paqarda, Perdedaj (Sulejmani 77′), Pnishi, Rashica (Zeneli 66′), Rrahmani, Shala. Trajner: Albert Bunjaki
Gjyqtarë: K.Blom, B. van Dongen, P.Langkamp (Holandë)
Kartonë të verdhë: V.Berisha 20′, Kryeziu 83′