Korabi do të luajë të hënën kundër Skënderbeut, në kuadër të javës së 20-të të Superiores. Dibranët kanë marrë lajmin e shumëpritur, teksa tifo-grupi “Arbërit” kanë premtuar që do të kthehen në stadium për të mbështetur skuadrën. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, tifozët e zjarrtë dibranë bëjnë me dije që do të thyejnë bojkotin dhe do të jenë të pranishëm për të mbështetur ekipin.
” Duke u nisur nga ngjarjet e fundit ne lidhje me bojkotin , ecuria jo e mire e ekipit dhe pas mbledhjes se organizuar VENDOSIM te thyejme bojkotin duke i ardhur ne ndihme ekipit dhe vetem ekipit. Ndeshja e radhes kundra skenderbeut me shume mundesi do luhet ne stadiumin e qytetit.Pra rikthehemi ne shtepi pas shume arrative e shtegtimeve cep e me cep Shqiperise.
Nuk do jemi aty se ju na keni kerku por per ate fanelle qe zoti e ka beku.
Falenderojme Arberit kudo qe jane.
Se bashku me te forte se kurre.”, shkruhet në njoftimin e tifozëve dibranë.