Nesër, Korabi do të luajë kundër Laçit në kuadër të javës së 19-të të Superiores. Kjo sfidë është përcaktuar të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”. Për këtë klubi dibran ka nxjerrë një njoftim në faqen zyrtare ku bën me dije çmimet e biletave sipas sektorëve përkatës.
” INFORMACION PËR ÇMIMET E BILETAVE
Korabi – Laçi.
Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në tribunat respektive do të jenë:
Biletat në tribunën A dhe B – 500 lekë
Biletat në tribunën E – 300 lekë
Miqtë C1 – 300 lekë
Biletat mund t’i siguroni nga dita e nesërme te pika e biletarisë pranë stadiumit ‘Elbasan Arena’ “, shkruhej në njoftimin e klubit dibran.