Korabi ka luajtur pasditen e sotme takimin miqësor me Burrelin, i cili ka përfunduar me fitoren e miqve me rezultatin 1-2. Golin për dibranët e ka shënuar Ardit Peposhi në minutën e 40 të pjesës së parë, ndërsa në të dytën pas zëvendësimeve të bëra nga trajneri Artan Mërgjyshi, ekipi ka rënë në lojë dhe ka pësuar dy gola.
Dibranët kanë prodhuar lojë dhe raste të njëpasnjëshëm në këtë ndeshje, por që nuk kanë mundur që të finalizojnë. Bie në sy mungesa e një sulmuesi, i cili duhet që të finalizojë aksionet, gjë që drejtuesit e Korabit po punojnë që ta sigurojnë shpejtë. Në ditët në vijim pritet që të mbërrijnë dy lojtarë për ofensivën, ku njëri është Uruguajan dhe tjetri Hungarez. Emrat ende nuk bëhen të ditur nga drejtuesit.
Korabi – Burreli 1-2
Shënues: A.Peposhi 40’ / Kurbneshi 70’, 83’
Korabi: Vujadinoviç, Çela, Prençi, Sheta, Prifti, A.Peposhi, Mziu, Veliaj, Kaja, Kiri, Jubani. Trajner: Artan Mërgjyshi. U aktivizuan: Zguro, Nako, Dukiç, Meto, Peposhi, Mihani, Mezini