Skuadra e Tiranës në basketboll për meshkuj do të luajë kundër Vllaznisë në kuadër të kampionatit shqiptar. Pasi fituan Superkupën e Shqipërisë, bardheblutë janë gati për të marrë një tjetër trofe siç është titulli kampion. Përmes një postimi në faqen zyrtare, klubi i Tiranës bën thirrje për të mbështetur skuadrën, në veçanti Fanatiksat të cilët do të ndezin atmosferën.
“Ditën e shtunë fillojmë betejën e fundit drejt titullit kampion. Të gjithë së bashku për të mbështetur kampionët tanë në fushë. Bashkë me Tirona Fanatics do të elektrizojmë qytetin”, shkruante klubi bardheblu në faqen zyrtare në facebook.