Klubi i Vëllaznimit të Kosovës është hasur sot me një situatë të pazakontë. Megjithëse në 5 javë ka arritur të grumbullojë 8 pikë, pagat e prapambetura kanë bërë që futbollistët të bojkotojnë seancat stërvitore.
Trajneri i skuadrës, Ismet Munishi ka paralajmëruar dorëheqjen nga klubi gjakovar. Për “GazetaOlle”, ai është shprehur: “Nëse vazhdon kjo gjendje, jemi të detyruar që të dorëzohemi. Më vjen keq nga puna që e kam bërë. Më vjen keq nga futbollistët por nuk po kemi përkrahje nga askush për fat të keq. Këta djem meritojnë respekt më të madh”, ka përfunduar ai.