Bledian Rizvani është zyrtarisht lojtar i Bylisit. Ish-portieri i Teutës është larguar nga durrsakët për t’iu bashkuar klubit mallakastriot. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Bylisit i uron mirëseardhjen veteranit të portës teksa shkruan:
“Bledian Rizvani është bërë zyrtarish sot pjesë e skuadrës sonë. Mirësevjen dhe bashkë të jemi të suksesshëm në rrugën për në Superligë, por edhe më gjatë. Bylisi i Superligës po vjen”, përfundonte njoftimi i klubit ballshiot.