Me sfidën Partizani – Flamurtari, 1-0 është mbyllur java e 26-të e Superligës. Pas kësaj jave gara për Europën është ndezur, teksa nga Kukësi i vendit të dytë, e deri te Partizani i vendit të katërt, ekipet i ndajnë vetëm 6 pikë.
Futbollistët do të kenë mundësinë që të pushojnë për disa ditë, pasi do të luhen ndeshjet e Kombëtareve. Superioria do të rikthehet në muajin prill. Kryesfida e javës së 27-të do jetë mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, por edhe Flamurtari – Kukësi është një ndeshje e fortë. Skuadra e Kamzës do të përballet me Partizanin, ndërsa Luftëtari do të luajë kundër Lushnjes.
Java e 27-të:
KF Teuta – KF Laçi
KS Luftëtari – FC Lushnja
KF Vllaznia – KF Skenderbeu
Flamurtari FC – FK Kukesi
FK Kamza – KF Partizani