Pas zyrtarizimit që sfida Partizani-Luftëtari do të luhet të shtunën në “Selman Stërmasi” në orën 19:00, klubi i kuq ka publikuar edhe çmimet e biletave për këtë përballje të javës së 28-të të Superligës.
*Biletat në Tribunat A dhe B do të kushtojnë 1000 Lekë (të reja)
*Biletat në Tribunat C,D1,E,F,G, dhe H do të kushtojnë 300 Lekë (të reja)
*Tifozëria mike nga Gjirokastra do të ketë në dispozicion Tribunën H1, H2
Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Partizanit në Facebook, biletat do të mund të sigurohen duke filluar nga dita e premte nga ora 9:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.