Zbardhen emrat e gjyqtarëve që do të vendosin drejtësi në tri ndeshjet e para të javës së dytë të Superiores.
Në orën 13:00 në “Selman Stërmasi”, në sfidën Korabi-Skënderbeu, gjyqtari kryesor do të jetë Eldorian Hamiti.
Në takimin e orës 16:00, Laçi-Tirana, kryesor do të jetë Remzi Sadiku.
Në sfidën që do të zhvillohet në Vlorë mes Flamurtarit dhe Luftëtarit, “bilbili” i takimit do të jetë Ardian Beqiri.
Në pritje për t’u caktuar janë edhe dy gjyqtarët kryesorë të takimeve që do të zhvillohen nesër, Kukësi-Teuta dhe Partizani-Vllaznia./ Newsport.al