Po zhvillohet sfida e javës së parë në Shijak, mes Erzenit dhe Korabit, ndërsa rezultati është 3-1 për vendasit.
Por ajo ç’ka spikati në këtë ndeshje është dëmtimi ”horror” i portierit të Erzenit, Rizvani.
Rizvani pas një daljeje të gabuar u përplas me një lojtar dhe është dërguar menjëherë me ambulancë në spitalin e Shijakut, ndërsa dyshohet se ai ka thyer këmbën.
Sfida ndërkohë është në minutën e 36′ të pjesës së dytë dhe rezultati mbetet 3-1 në favor të vendasve.